• e enjte, 26 dhjetor 2024

VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eli,imojë abizimet partiake në administratë

VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eli,imojë abizimet partiake në administratë

 Shkup, 11 shtator 2024 

 Koalicioni VLEN, si forca e re dhe shpresa e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, shpall me vendosmëri fundin e një epoke të gjatë abuzimi dhe manipulimi politik, të cilën për 22 vjet BDI e ka përdorur për të ruajtur pushtetin.

 Kjo parti, përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve
dhe ka penguar përparimin e tyre. Është koha për ndryshime rrënjësore, për drejtësi dhe përfaqësim të drejtë.

 BDI, me një histori të gjatë abuzimesh, ka keqpërdorur institucionet shtetërore për të manipuluar qytetarët shqiptarë. Duke i trajtuar
shqiptarët si “vota” dhe jo si qytetarë që meritojnë dinjitet dhe mundësi të barabarta, kjo parti ka penguar zhvillimin profesional të shqiptarëve në administratën publike.

 Për më tepër, shumë shqiptarë janë lënë në pozita pa status të definuar pune, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë viteve. Këto politika kanë çuar në humbjen e shpresës dhe migrimin masiv të të rinjve tanë. Koalicioni VLEN në  vend të   “balancuesit” do të  sjelljë  një Ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të garantojë barazi të plotë dhe përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike. Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike të jenë të garantuara, duke ofruar një qeverisje që bazohet në meritokraci dhe drejtësi.

Fundi i politikave abuzive është i pashmangshëm, dhe ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një sistem të ri, ku qytetarët do të kenë dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.

Koalicioni VLEN

 

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

________________________________________________________________________________________ 

МИА овие текстови ги објавува во интегрална и оригинална форма и не е одговорна за нивната содржина, ниту за евентуалните правописни недоследности или печатни грешки.

QËNDRONI TË LIDHUR