VLEN: Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” hap faqe të re për arsimin shqip
- Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë.
- Post By Ramize Qamili
- 09:04, 5 mars, 2026
5 mars 2026
Kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” po bëhet realitet. Me vendosjen e themeleve dhe përmbylljen e procedurave për lejen e ndërtimit, Shkupi po hap një faqe të re për arsimin shqip dhe për të ardhmen e rinisë sonë.
Me investimin prej 42 milionë eurosh hapet rruga për ndërtimin e një kompleksi universitar modern me hapësira mësimore bashkëkohore, amfiteatro, ambiente për studim e kërkim, salla sportive dhe pishinë për studentët. Ky kampus do ta ndryshojë përditshmërinë akademike, do t’i rrisë standardet dhe do ta afrojë universitetin me praktikat evropiane.
Për koalicionin VLEN, ky projekt ka peshë të veçantë. Është besim te rinia jonë dhe te potenciali i saj. Është vendim që Shkupi të forcohet si qendër universitare dhe akademike për shqiptarët, ku dija, mendimi kritik dhe profesionalizmi marrin hapësirën që meritojnë.
Kjo vjen si një hap i natyrshëm pas punëve që janë bërë me universitetet. Me Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Tetovës u mbyllën edhe marrëveshjet kolektive, e tani po ecim përpara me kampusin.
Ky është VLEN-i, punë konkrete, vendime që hapin mundësi reale dhe investime që mbeten. Ne do të vazhdojmë të jemi krah i këtij procesi deri në realizimin e plotë, nga themelet te kampusi, nga kampusi te një gjeneratë që i shërben vendit me dije.
Arsimi shqip po forcohet. Dhe ky është vetëm fillimi.
VLEN
_______________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s