• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Vlen" i prezantoi bartësit e të gjashtë njësive zgjedhore, programin do ta promovojnë javën e ardhshme

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) -  Koalicioni opozitar shqiptar "Vlen" sot në Shkup i prezantoi bartësit në të gjashtë njësitë zgjedhore.

 Bartës në Njësinë e parë është Izet Mexhiti, në Njësinë e dytë Afrim Gashi, në Njësinë e tretë Shener Bilalli, në Njësinë e Katërt - Mendurim Zekmani, në Njësinë e pestë - Salim Sulejmani dhe në Njësinë e gjashtë Bilall Kasami.

 Kandidati për president i " Koalicionit "Vlen",  Arben Taravari, në konferencën e sotme për media tha se në këto zgjedhje ka unitet të plotë të opozitës shqiptare dhe kjo garanton fitore, pasi në të gjitha zgjedhjet, siç tha, shumica e votave i kanë takuar opozitës.

 "Zgjedhjet presidenciale mbahen të mërkurën, më 24 prill, gjashtë është numri i Ndryshimit që VLEN. Kudo që po shkojmë në fushatë, dhe kemi shkuar në të gjithë vendin, po shikojmë se problemi më i madh është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, papunësia apo rrogat e vogla. Kushtet e jetesës janë bërë më të vështira. Kjo shkakton edhe problemin tjetër shumë të madh që kemi. Ai është largimi i të rinjve. Të rinjtë largohen pikërisht për shkak se rrogat janë të vogla e se është vështirë të gjesh punë të mirë", tha Taravari, i cili paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do ta shpallin programin për zgjedhjet parlamentare. 

Taravari theksoi se koalicioni "Vlen" do të garantojë rritje të pagës minimale deri në 800 euro.  

"Për këtë arsye, ne si koalicion VLEN, në qeverisje, duhet të garantojmë dhe do të garantojmë rritjen e rrogës minimale deri në 800 euro. Programin tonë Presidencial e kemi publikuar dhe e kemi diskutuar, e në fillim të javës tjetër do të publikojmë dhe programin parlamentar. Është i vetmi program që VLEN. Por edhe një herë po e përsëris, që ndryshimi të ndodhë, duhet të angazhohet çdo njeri. Sepse secila votë vlen. Dhe secili votues, bëjmë thirrje që të dalë në ditën e votimit, që të garantojë Fitoren e Ndryshimit.", tha Taravari. 

 

Bartësi i listës në NJZ 1 dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti theksoi se fitorja e koalicionit të tyre do të sjellë ndryshime për shoqërinë, veçanërisht për shqiptarët.

Mexhiti potencoi se një nga masat ekonomike që do t'i ndërmarrin nëse fitojnë në zgjedhjet parlamentare do të jetë kthimi i ndërmarrjeve shtetërore në duart e qytetarëve. 

"Të gjithë qytetarëve të Maqedonisë 49 për qind të aksioneve tëNdërmarrjeve Shtetërore, pra do t´ushpërndajmë aksione me vlerë 10.000 euro për secilin individ. Këto aksione do tëmund të shiten në treg, dhe do të sjellindinamikë të re ekonomike për familjet e secilit, por do të mundësojnë edhe futjen e kapitalit privat në këto ndërmarrje, gjë qësjell modernizim dhe zhvillim. Këtopolitika të zbatuara me sukses në shumëvende evropiane, ka ardhur koha tëzbatohen edhe tek ne. 10.000 euro përsecilin individ, dhe më shumë kapital përndërmarrjet e për ekonominë, kjo është ekonomia që vlen" tha Mexhiti.. 

 Foto: Printskrin nga videoja

 

QËNDRONI TË LIDHUR