• e shtunë, 23 nëntor 2024

VLEN: Emërimi i Berat Saliut hodhi për tokë propagandën e BDI-së

VLEN: Emërimi i Berat Saliut hodhi për tokë propagandën e BDI-së

Shkup, 13 nëntor 2024

Për 22 vite, BDI ka mbajtur pushtetin duke ushqyer popullin me propagandë dhe duke përdorur frikën si armën e saj kryesore. Por, me kalimin në opozitë, ata duhet ta kuptojnë që epoka e tyre ka përfunduar, ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut tani ka filluar një epokë e re – ajo e përparimit dhe meritokracisë. VLEN tani po mbron shqiptarët dhe po kujdeset për përfaqësimin e drejtë të tyre pa dallime partiake.

Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar në Bllacë bie poshtë makineria propaganduese e BDI-së që VLEN ka emëruar maqedonase në vend të Naim Ramukës.

Vajtimet e BDI-së që Naim Ramuka u zëvendësua me një maqedonase, nuk ishin të sinqerta dhe nuk e kishin hallin e shqiptarëve. Ata me instalimin e frikës te qytetarët tentojnë të shpëtojnë nga përgjegjësia e krimit të tyre 20 vjeçar.

Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar ku rrjedhimisht kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht.

VLEN po angazhohet për përfaqësim të drejtë për shqiptarët dhe kjo po
realizohet çdo ditë e më shumë.

Koalicioni VLEN

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR