VLEN: Artan Grubi i bëri veting BDI-së!
- Kur BDI flet për veting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre. Nuk ka kaluar as një javë kur SHBA-të futën në listë të zezë hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin.
- Post By Fami Bajrami
- 15:34, 14 dhjetor, 2024
Shkup, 14 dhjetor 2024
Kur BDI flet për veting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre. Nuk ka kaluar as një javë kur SHBA-të futën në listë të zezë hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin.
Meqë kanë dëshirë të flaktë për veting, tashmë veting BDI-së i bëri Artan Grubi.
Shqiptarët e dinë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion! E këtë ua bëri me dije edhe aleati jonë i përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shqiptarët dhe SHBA-të mos i konsideroni naivë. Për shqiptarët dhe shtetin po vijnë ditë të bardha, ndërsa për keqpërdoruesit dhe zhvatësit do të vijnë ditë të zeza ku të gjithë do të dalin para drejtësisë.
Ne si Koalicioni VLEN kemi kohë që paralajmërojmë: BDI është e kapur nga struktura kriminale, me Ali Ahmetin në krye dhe hijen e tij, Artan Grubin, që zbatoi urdhrat e tij. Pyetja që kemi shtruar është e qartë: edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike?
VLEN nderon shqiptarët dhe aleatin tonë strategjik SHBA-të.
Koalicioni VLEN
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.