• e shtunë, 23 nëntor 2024

“VLEN”: Klika kriminale e BDI-së dhe satelitët e saj do të bëjnë shfaqje për të shmangur përballjen me drejtësinë

“VLEN”: Klika kriminale e BDI-së dhe satelitët e saj do të bëjnë shfaqje për të shmangur përballjen me drejtësinë

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA)- Klika kriminale e BDI-së dhe satelitët e saj, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi sot do të bëjnë shfaqje për të fshehur tmerrin e tyre nga përballja me drejtësinë. Nuk do të lejojmë që ta nënçmojnë popullin shqiptar!, tha sot në konferencën për shtyp deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri.

“Ahmeti, nga komandant Abaz Gjuka, është kthyer ortak me mbretërit e striptizeve dhe bixhozit. Nipi i Ahmetit, Drini, u bë i njohur për opinionin në qershor të vitit 2023 pas aferës "Soravia", kur si një 24-vjeçarë bleu qendrën tregtare prej 13,000 m² në qendër të Shkupit për një shumë marramendëse prej 20 milionë eurosh. Bëhet fjalë për një skemë transaksionesh financiare të dyshimta që po hetohet nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, e cila, ndër të tjera, ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare madje edhe nga autoritetet amerikane”, ka thënë Imeri.

Prokuroria Publike menjëherë njoftoi se tërheqja e tij nuk mund ta amnistojë nga përgjegjësia.

“Kompania e nipit të Ahmetit është marrë nga kompania e mbretit të strip klubeve në Dallas, Nik Nazar Mehmeti, me emrin "Texas American International Holdings". Pikërisht ai, në korrik të vitit 2023, themeloi një kompani me kapital prej 3 milionë eurosh, me emrin "American Investment Group DOOEL", e regjistruar në të njëjtën adresë me "Thor Industries"”, ka thënë Imeri.

Kjo kompani "American Investment Group DOOEL", më 31 korrik të vitit 2023, menjëherë pas regjistrimit, i transferoi një hua prej 3 milionë eurosh kompanisë "Thor Industries" të Drin Ahmetit, pa përcaktuar qëllimin e kësaj huaje.

Prokuroria Publike po heton një seri furnizimesh afaristesh që ka fituar Drin Ahmeti në ESM, ELEM, NP Komunalec Kërçovë, si dhe dokumentacione nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, nga Fondi për Inovacione, MPB, Kapiteneria e Porteve, Ministria e Ekonomisë dhe Depozitari Qendror i Letrave me Vlerë. 

“Të mos harrojmë edhe nipin tjetër të Abaz Gjukës, Besian Ahmetin, i cili është përfshirë në marrëveshje të dyshimta në shtet. Mezi presim që klika kriminale e BDI-së të përballet me anëtarësinë dhe simpatizantët e tyre. Do të shohim si do t’i bindin ata që të mbrojnë krimet milionëshe me të cilat janë pasuruar Ahmeti, Grubi, Kreshniku, Bujari, Ejupi, Përparimi, Musa dhe familjarët e tyre”, ka thënë mes tjerash Imeri nga koalicioni VLEN.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR