• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vjetërsohet lënda "I fuqishmi", prokuroria në fjalët përmbyllëse bëri rikualifikim të veprës edhe për tre të akuzuart e tjerë

Vjetërsohet lënda

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria në fazë të fjalëve përmbyllësse bëri rikualifikim të veprave për tre të akuzuarit e tjerë për rastin "I fuqishmi", pas çka Gjykata themelore penale Shkup solli aktvendim me të cilin propozimi i prokurorisë refuzohet, për shkak të vjetërsisë absolute të ndjekjes penale.

Me atë, të liruar nga aktakuza janë edhe Millosh Milloshoski, Milosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski për të cilët gjykimi vazhdoi për veprën penale "mashtrim", pasi që në tetor të vitit të kaluar, pas ndryshimeve në Kodin penal ishte ndlaur procedura për 10 të akuzuar në rastin "I fuqishmi" për shkak të vjetërsisë.

Nga Gjykata themelore penale Shkup, informojnë se në seancën e sotme kryesore për lëndën me nr. 2616/20 nga prokuroria e shënuar si "I fuqihmi", prokurori publik pas fjalëve përmbyllëse, kreu saktësim të dispozitivit të aktit të porkurorisë në propozim të prokurorisë si dhe ndryshime në kualifikimin juridik të Veprave penale për të cilat ngarkohen të akuzuarit me cilat ndryshime:

Paraprakisht në tetor të vitit të klauar, pas ndryshimeve të Kodit penal, Gjykata solli vendime me të cilat për 10 të akuzuar në rastin "I fuqishmi" procedura ndërprehet për shkak të vjetërsisë, përderisa për tre të akuzuarut Millosh Milloshoski, Milosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski gjykimi për veprën penale "mashtrim" vazhdon.

"I fuqishmi" ëshë rast të cilin e hapi ish-Prokuroria speciale publike. I akuzuari i parë dhe i dytë në rast janë Millosh Milloshoski dhe ish-kryetari i komunë Makedonski Brod, Milosim Vojneski, ndërsa i akuzuar i tretë është deputeti Antonio Milloshoski.

Sipas aktakuzës gjatë vitit 2011 i akuzuari i parë dhe i dytë, së bashku, me qëllim që i akuzuari i parë të përfitojë dobi të paligjhsme pronësore i hamendësoi këshilltarët në Këshillin e komunës Makedonski Brod, me shfaqje të rrejshme dhe me mbulim të fakteve për statusin juridik de vlerën e vërtetë të patundshmërive - lëndë e shitjes. Ata i detruan këshilltarët të votojnë për vendimin për tjetërim të pronës së patundshsme për të cilën këshilltarët konsideronin se është "ish-kooperativë", ndërsa në të vërtetë kishin miratuar tjetërsim të ndërtesës me sipërfaqe të dobishme prej 157 m2 me oborr prej 3.920 m2 në f.Izhishtë-Komuna e Makedonski Brodit, të cilën e përdorte komuna e Pllasnicës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR