• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vjedhje e armatosur në një bankë në Ilinden

Vjedhje e armatosur në një bankë në Ilinden

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Një hajdut i armatosur sot ka grabitur një filiale të bankës në lagjen Ilinden në Shkup, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Në orën 10:26 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të bankës në lagjen Ilinden, një person duke kërcënuar me armë zjarri nga të punësuarit ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", kumton MPB-ja.

Sipas dëshmitarëve okularë, grabitja ka ndodhur në një filiale të Halk Bankës, ndërsa hajduti me paratë e grabitura është larguar në drejtim të panjohur.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR