Vizner: Administrata e Trampit nuk duhet të “tundohet” nga zgjidhjet territoriale në Ballkan
- Ish-përfaqësuesi i SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, Frenk Vizner, thotë se përparimi i Kosovës varion nga çështja në çështje, se nuk është arritur gjithçka që është dashur, por se është ndërtuar si shtet sovran në familjen evropiane.
Prishtinë, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ish-përfaqësuesi i SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, Frenk Vizner, thotë se përparimi i Kosovës varion nga çështja në çështje, se nuk është arritur gjithçka që është dashur, por se është ndërtuar si shtet sovran në familjen evropiane.
Në intervistën për Radio Evropa e Lirë servisi në gjuhën shqipe, Vizner tha se Serbia ende nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovë, prandaj marrëveshjet mes dy vendeve, sipas tij nuk funksionojnë.
Ai tha se Kosova për arsyet e veta duhet të formojë Asociacion të komunave me shumicë serbe, por me "shumë ingerenca të kufizuara".
Vizner beson se ende është herët të thuhet se çka mundet të pritet nga administrata e sapozgjedhur e presidentit amerikan, Donald Tramp sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, ai shtoi se shpreson që administrata e re e Trampit nuk do të jetë "në tundim" për t'i ndryshuar kufijtë e Ballkanit Perëndimor. qa/
Foto: Vikipedia