• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vizitueshmëri rekorde dhe publik të huaj të shumtë në edicionin e 63-të të "Verës së Ohrit"

Vizitueshmëri rekorde dhe publik të huaj të shumtë në edicionin e 63-të të

 Ohër, 20 gusht 2023 (MIA) - Përjetime mbresëlënëse, emocionuese dhe impresionuese të koncerteve dhe shfaqjeve teatrale më të mira që i ofruam në këtë edicion të 63-të të festivalit në lokalitetet autentike, Teatri Antik, kisha e Shën Sofisë,  Saraji i Poshtëm dhe Qendra e Kulturës janë dëshmi se Festivali "Vera e Ohrit" është specifik dhe i veçantë, i njohur dhe unik në ambientet tona, si një nga ngjarjet kulturore më të spikatura në Evropë dhe në botë. Një festival që është ndër pesë më të mirët në Asociacionin Evropian të Festivaleve. Këtë e theksoi drejtoresha e “Verës së Ohrit”, Natasha Popoviq, në konferencën e fundit për shtyp të thirrur me rastin e uljes së perdes në edicionin e sivjetshëm të festivalit.

 Siç theksoi Popoviq, në 40 ditët e fundit janë parë ngjarje të mahnitshme që publiku i ka ndjekur me shumë gëzim.

"Për shumicën e ngjarjeve janë kërkuar më shumë bileta, kemi shënuar një rritje prej 50 për qind në shitje dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme për ne,  është se kemi një vizitueshmëri rekorde të publikut të huaj. Rezervimet janë bërë nga Anglia, Franca, Turqia, Serbia, Amerika, Kanadaja, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Holanda, Hungaria, Greqia, Spanja, Portugalia, Polonia, Norvegjia, Finlanda, Suedia, Rusia, Belgjika, Australia, Brazili, Izraeli. Është dëshmi se fuqia e muzikës dhe e teatrit nuk njeh kufij", tha ajo. 

 

Këtë vit festivali do të përmbyllet me përmbajtje nga pjesa dramatike, me shfaqjen “Gënjeshtra” e Teatrit Dramatik të Beogradit dhe aktorëve të njohur Millosh Bikoviq, Miodrag Radonjiq, Tamara Kërcunoviq dhe Jelisaveta Teodosiq.

Protagonistët në shfaqjen "Gënjeshtra" të kënaqur nga përshtypjet e para për Ohrin dhe Festivalin, të gjithë aq më pak të emocionuar që do t'u duhet të luajnë në skenë para një publiku kaq të madh.

Fillimi i shfaqjes është në orën standarde të festivalit në orën 21.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR