• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vizita e parë zyrtare jashtë vendit e presidentes Siljanovska-Davkova në Vatikan dhe Romë

Vizita e parë zyrtare jashtë vendit e presidentes Siljanovska-Davkova në Vatikan dhe Romë

Shkup, 19 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit do ta bëjë në Vatikan dhe Romë, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror dhe kishtar për nderimin e Shën Cirilt dhe Metodit, kanë konfirmuar për MIA-n nga Kabineti presidencial.

Më 23 maj, sipas protokollit, presidentja Siljanovska-Davkova do të ketë audiencë me Papa Françeskun, e më pas takim me Sekretarin e përgjithshëm të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet.

Festa e iluministëve mbarësllavë do të mbahet më 24 maj me vizitë në Bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i Shën Cirili e më pas në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ku do të vendosin një kurorë në pllakën e shkruar në gjuhën maqedonase.

Në kuadër të vizitës së saj në Romë, presidentja Siljanovska-Davkova do të takohet edhe me kolegun e saj italian Serxho Matarela.

Siljanovska-Davkova, siç thonë nga Kabineti i saj, ende nuk dihet nëse do të ketë takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ardhja e të cilit në Romë është paralajmëruar edhe me të njëjtin rast. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR