• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vizitë e zëvendësministrit Iseni në vendkalimin kufitar Bllacë

Vizitë e zëvendësministrit Iseni në vendkalimin kufitar Bllacë

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka vizituar vendkalimin kufitar Bllacë ku nga afër është njoftuar me punën dhe përkushtimin e nëpunësve policor në njërën nga pikat kufitare ku lëvizja e njerëzve dhe mallrave zhvillohet me intensitet mjaft të madh.

Siç informojnë nga MPB-ja, konform planit të përgatitur nga QR për ÇK Veri dhe në bazë të Marrëveshjes për bashkëpunim policor si dhe Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për realizimin e patrullave të përziera përgjatë kufirit të përbashkët shtetëror, zëvendësministri ka pasur rastin të takohet me njërën prej patrullave me të cilat ka biseduar për punën e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen. Atyre u ka uruar punë të suksesshme si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. rq/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR