• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vizitë e parë e një kryeministri të vendit tonë në UNESKO, Kovaçevski u prit nga drejtoresha e përgjithshme Azule

Vizitë e parë e një kryeministri të vendit tonë në UNESKO, Kovaçevski u prit nga drejtoresha e përgjithshme Azule

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski e filloi vizitën zyrtare në UNESKO në Paris, ku e priti drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odre Azule.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, vizita e kryeministrit Kovaçevski është vizita e parë e një kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në UNESKO.

Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stoj@evska, pati tkaim me drejtoreshën e prëgjithshme të UNESKO-s, Azule.

"Në takim u cek se Rrepublika e Maqedonisë së Veriut këtë vit shënon jubileun 30-vjeçar të anëtarësimit në këtë organizatë të Kombeve të bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë. Në kontekstin aktual global kulturologjik, Maqedonia e Veriut është shembull i vlefshëm i demokracisë së suksesshme multietnike, si dhtet i cili në vepër tregoi se diplomacia është mjet për zgjidhje të sfidave. Edhe me trashëgiminë e lashtë gjuhësore dhe kulturore edhe përmes shoqërisë funksionale multietnike, vazhdon të kontribuojë në mozaikun e dallueshmërive që i kultivon UNESKO, e të cilat janë karakteristikë e botës së përbashkët", thuhet në kumtesë. ab/

foto dhe video: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR