• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vitin e kaluar është përfunduar ndërtimi i 6301 banesave

Vitin e kaluar është përfunduar ndërtimi i 6301 banesave

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Subjektet afariste që merren me veprimtari ndërtimore, vitin e kaluar kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 30.768.214 mijë denarë, prej të cilave 14.662.217 mijë denarë janë për objekte në pronësi individuale, publikoi sot Enti shtetëror për statistika.

Gjatë vitit 2022 janë ndërtuar gjithsej 2519 objekte, ndërsa janë përfunduar 3844 banesa me sipërfaqe totale 257085 metra katrorë, nga të cilat 3714 janë në pronësi individuale.

Sipas rajoneve, më së shumti ndërtime është bërë në Rajonin e Shkupit, pastaj në atë të Pellagonisë, Jugperëndimor.

Në rajonin e Shkupit janë përfunduar 2107 banesa, nga të cilat 1120 janë në komunën e Aerodrom, 336 në Gazi Babë, 218 në Qendër, 175 në Gjorçe Petrov, 131 në Butel.

Sipërfaqja mesatare e shfrytëzueshme e banesave të përfunduara është 66,9 metra katrorë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në vitin 2022, pronarët individualë kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 16.896.526 mijë denarë. 

Të dhënat për punimet e përfunduara ndërtimore dhe banesat e përfunduara në objektet e banimit të ndërtuara nën mbikëqyrje individuale tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar gjithsej 2145 objekte dhe janë përfunduar gjithsej 2457 banesa me sipërfaqe totale 304916 metra katrorë, nga të cilat 102 janë banesa në uikend-shtëpizat me një sipërfaqe totale prej 7,981 metrash katrorë.

Shumica e objekteve janë ndërtuar në rajonin e Vardarit, pastaj në Pollogk, Shkup etj. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR