Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2024/2025
- Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë bëri të ditur se është në vijim pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2024/2025.
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë bëri të ditur se është në vijim pagesa e shtesës arsimore për periudhën e parë matëse për vitin shkollor 2024/2025.
"Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht atë për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik, ndërsa për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik, thonë nga Ministria.
Nga atje shtojnë se për periudhën e tretë të matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt të matjes, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.
Foto: Arkivi i MIA-s