• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vijon pagesa e ndihmave sociale dhe fëmijërore

Vijon pagesa e ndihmave sociale dhe fëmijërore

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot fillon pagesa e ndihmës sociale, fëmijërore dhe civile për muajin shtator. 

"Shfrytëzuesit e ndihmës të cilët posedojnë kartelë debitore prej sot do të mund të marrin paratë e gatshme në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në para jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes bankave elektronike dhe mobile", bëhet e ditur në kumtesë. 

Për ata të cilët nuk kanë kartela debitore, pagesa do të bëhet në dy grupe në filialet dhe ekspoziturat e bankave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR