• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vijon konkursi vjetor në sferën e kulturës për vitin 2024, mbyllet të hënën

Vijon konkursi vjetor në sferën e kulturës për vitin 2024, mbyllet të hënën

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Të hënën më 6 nëntor, mbyllet konkursi për financimin e projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024 dhe mund të aplikohet ende për të njëjtën.

Siç tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska në brifingun e sotëm për media, deri më tani nuk është raportuar asnjë problem lidhur me aplikimin. Procedura e aplikimit është e njëjta si vitin e kaluar në "uslugi.gov.mk".

"Vitin e kaluar kemi pasur tre mijë aplikime, tani jemi një e treta, por mendoj se numri do të rritet për fundjavë. Këtë vit nuk do ta vazhdojmë afatin sepse nuk kemi asnjë problem apo kërkesë. Vitin e kaluar kemi pasur", tha ministrja.

Këtë vit risi janë industritë kreative si linjë, ndërsa i është dhënë prioritet edhe dialogut strategjik me SHBA-në, Ballkani i Hapur, artistëve të rinj, idetë e reja kreative, idetë unikate, por nuk mungon as tradita. ms/

Foto: Printskrin; Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR