• e diel, 06 tetor 2024

Vijojnë punimet në rrugën Banjicë e Epërme - Banjicë e Poshtme

Vijojnë punimet në rrugën Banjicë e Epërme - Banjicë e Poshtme

Gostivar, 15 shtator 2023 (MIA) - Vijojnë punimet në ndërtimin e rrugës Banjicë e Epërme - Banjicë e Poshtme nga të dyja krahët në gjatësi prej 1.230 metrave.

Ndërtimi i rrugës, siç njofton Komuna e Gostivarit, është paraparë sipas standardeve më të larta, ku krahas tamponimit dhe përgatitjeve për asfaltim, po vendosen edhe kanale për drenazh të ujërave.

"Projekti për ndërtimin e kësaj rruge zgjidh problemin shumëvjeçar të këtyre dy fshatrave duke krijuar infrastrukturë rrugore bashkëkohore. Ky projekt është në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si pjesë e projektit të Bankës Botërore 'Projektet e Lidhjes Lokale'", thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR