• e diel, 24 nëntor 2024

Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit

Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit
Gostivar, 19 gusht 2022 (MIA) -  Komuna e Gostivari në bashkëpunim me organizatën amerikane “Latter Day Saint Charities” investojnë në shkollën fillore "Ismail Qemali".Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Gostivarit, projekti përfshin investime në pajisjen e kabinetit me teknologji informatike dhe renovimin e hapësirave për t'u krijuar leximore në këtë shkollë fillore. Me përfundimin e komponentës së parë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në takim anëtarët e kësaj organizate Daron R Haddock dhe Karen C Haddock.Investimet në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR