• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Video prezantim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë në sheshin qendror në Shkup

Video prezantim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë në sheshin qendror në Shkup

Shkup, 26 maj 2024 (MIA) - Gjeorgjia sot e shënon Ditën e Pavarësisë - 26 maji dhe me këtë rast, në organizim të Konsullatës së Gjeorgjisë me seli në Shkup dhe në Shtip të udhëhequra nga konsujt e nderit Marko Andonov dhe Darko Gacov, në ekranin e madh në sheshin qendror në Shkup ishin vendosur videoprezantime në të cilat janë shfaqur disa nga veçoritë natyrore dhe kulturore të Gjeorgjisë. 

Dita e Pavarësisë 26 maji është festë shtetërore në Gjeorgji e cila e shënon miratimin e Aktit të pavarësisë nga 26 maji i vitit 1918, me të cilin është themeluar Republika Demokratike e Gjeorgjisë pas revolucionit rus nga viti 1917. 

Marrëdhëniet diplomatike Maqedoni e Veriut - Gjeorgji zyrtarisht ishin vendosur më 16 shkurt të vitit 2019, gjatë kohës së Konferencës së Sigurisë në Mynih, kur ministrat e punëve të jashtme nënshkruan Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. fc/

Fotografia: Konsulli i nderit i Gjeorgjisë me seli në Shkup

 

QËNDRONI TË LIDHUR