• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vetëm një kryetar komune dhe dy konsuj nderi i kanë ofruar automjetet e tyre për Këshillin e ministrave të OSBE-së

Vetëm një kryetar komune dhe dy konsuj nderi i kanë ofruar automjetet e tyre për Këshillin e ministrave të OSBE-së

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se sipas vlerësimeve të shërbimeve të tij, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të parashikuara për automjetet e marra me qera për Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së.

Siç informoi Osmani në brifiungun e sotëm me gazetarët, deri më tani vetëm një kryetar komune dhe dy konsuj nderi i kanë ofruar automjetet e tyre zyrtare.

"Sipas vlerësimit nga shërbimet e mia, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të planifikuara, por do të jetë fluide dhe do të varet se sa automjete do t'i nevojiten MPB-së, sepse shumica e automjeteve janë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat do t'i përdorin si mjete shoqëruese. Aq sa do të thotë MPB-ja. Ju e dini se ka pasur një vendim të Qeverisë për t'i kërkuar nga kryetarët e komunave. Kemi dërguar kërkesë që t'i lirojnë të gjitha automjetet. Deri më tani kemi marrë reagime vetëm nga një kryetar komune që e ofron veturën e tij, nga Struga. I kemi dërguar edhe një letër të gjithë konsujve të nderit sepse ka pasur një ofertë prej tyre në media, “pse kanë shpallur tender kur kanë mundur t’i përdorin nga ne”. Kur ata tashmë ofruan publikisht, ne u dërguam një letër, por a e dini se sa kanë dërguar? Vetëm dy, tha Osmani.

Për Samitin, ka theksuar ai, Qeveria do të sigurojë 35 automjete nga ministrat, një pjesë duhet të jenë të kryetarëve të komunave, e disa të institucioneve tjera. mb/

Foto: MPJ dhe MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR