• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vetëm një hap drejt luftës së madhe: Përkeqësim i përnjëhershëm i situatës ushtarako-politike në tërë rajonin e Lindjes së Afërt

Vetëm një hap drejt luftës së madhe: Përkeqësim i përnjëhershëm i situatës ushtarako-politike në tërë rajonin e Lindjes së Afërt

10 shtator 2024 

"Novosti"

Lindja e Afërt është në skaj të luftës së madhe, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov. Ndërkaq gjykuar sipas deklaratës së ish-anëtarit të kabinetit ushtarak izraelit, Beni Ganc, se Izraeli duhet ta kahëzojë vëmendjen drejt Hezbollahut dhe kufirit me Libanin, madje edhe nëse tashmë është vonë, situata në front po intensifikohet dhe komplikohet.

Izraeli dhe Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, porthuajse çdo ditë këmbejnë zjarr tejkufitar, ndërsa grupi terrorist libanez pohon se vepron si mbështetje për aleatin e vet palestinez, Hamasin, në luftën në Gazë. Jo vetëm prë shkak të kësaj vatre, por edhe për shkak të luftimeve në Rripin e Gazës, situata ushtarako-politike në tërë Lindjene  Afërt, nga kufiri i Libanit dhe Izraelit deri në Detin e Kuq, përnjëherë u përkeqësua, ndërkaq me atë rast konflikti mes Izraelit dhe Iranit arriti nivel të rrezikshëm.

Llavrov paralajmëron se "përgjegjësi e jona e përbashkët është ta parandalojmë që kjo të ndodhë". Ai këtë e deklaroi në Riad, në mbledhjen e Dialogut strategjik të Këshillit për bashkëpunim Rusi-Gji, duke shtuar se pa zgjidhje të problemit izraelito-palestinez, Lindja e Afërt nuk mund të zhvillohet.

Edhe kryeministri edhe shef i diplomacisë së Katarit, Mohamed bin Abdulrrahman Al Tani, bënë me dije për domosdoshmërinë e ndërprerjes së zjarrit në Rripin e Gazës dhe theksojnë se ky është faktor kyç për vendosjen e paqes së përhershme në Lindjen e Afërt.

Ganc, ndërkaq, thekson se "Izraeli ka mjaft fuqi të përballet me Gazën" dhe "ky është koncentrimi i nevojshëm i asaj që po ndodhë në veri". Duke folur në Uashington, në Forumin për Lindjen e Afërt, Ganc vlerësoi se "Irnai dhe zyrtarët e tij janë problemi i vërtetë". Ai theksoi se Izraeli ka gabuar që e ka evakuuar pjesën më të madhe nga veriu i vendit, sepse armiqësitë me Hezbollahun u ndezën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, me të cilin filloi lufta në Gazë.

"Në Gazë mund të bëjmë çfarë të duam. Duhet të kërkojmë marrëveshje për t'i tërhequr pengjet tona, por nëse nuk arrijmë në periudhën në vijim, për disa ditë apo javë, të shkojmë në veri", konkludoi ai.

Beni Ganc, i cili gjithashtu është lider i Partisë për unitet nacional, sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, i tha se bota duhet ta mbështesë presionin ushtarak izraelit kundër Hamasit në enklavën palestineze Gazë, sepse marrëvehsja për pengjet duket sikur është pezulluar. "Pas disa muajve në të cilat Hamasi nuk e pranoi kornizën e marrëveshjes, presim bota ta mbështesë Izraelin dhe ta rrisë presionin civil dhe ushtarak në Gazë", tha Ganc. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR