• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vetëm dy investitorë nga zonat kanë reaguar ndaj ligjit për taksën e solidaritetit, thotë Despotovski

Vetëm dy investitorë nga zonat kanë reaguar ndaj ligjit për taksën e solidaritetit, thotë Despotovski

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski, nuk është i mendimit se ndaj investitorëve të huaj në zonat do të ndikojë negativisht miratimi i mundshëm i ligjit për taksën e solidaritetit me flamur evropian. Sipas tij, pas bisedimeve me kompanitë përkatëse vitin e kaluar, kur ligji ishte paralajmëruar, reagim ka pasur vetëm një ose dy raste.

Siç tha Despotovski sot në brifingun me gazetarë, reagimi i bizneseve në lidhje me këtë ligj të cilin posaçërisht këto ditë e ka intensifikuar Oda Ekonomike, ka qenë se “nuk është thënë me kohë”.

"Me disa nga kompanitë që janë prekur, kemi biseduar vitin e kaluar kur kishte paralajmërime për ligjin. Përveç se në një ose dy raste, te të tjerët nuk ka pasur reagime, duke pasur parasysh se ka qenë një zgjidhje e njëhershme. Nuk është ky ligj që do të mbetet dhe do të rëndojë më tej rrjedhat financiare të kompanive. Pritet pas stabilizimit të financave publike në atë segment, se nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje të mëtejshme. Reagimi ka qenë pse nuk është thënë me kohë. Po e përsëris, vetëm në një ose dy raste vitin e kaluar, kur u paralajmërua kishte reagim. Më pas nisma për komunikim merret nga Ministria e Financave e cila ka komunikuar edhe me Odën ekonomike. Në këtë moment nuk mund të them se në vendin tonë do të ketë ndonjë flamur të kuq lidhur me këtë", theksoi Despotovski.

Sipas tij, nga Ministria e Financave në disa raste disa nga kompanitë aktive përmes Odës Ekonomike janë thirrur dhe kanë pasur bisedime.

"Nuk mendoj se ligji do të ketë ndikim të rëndësishëm, se do të ndikojë negativisht në interesin e investitorëve, as mbi ata që punojnë në shtet. Shifrat i keni parë, janë mjaft solide", ka thënë drejtori i ZZHTI.

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR