• e enjte, 26 dhjetor 2024

Verë dhe dashuri për nder të Shën Trifunit dhe Shën Valentinit

Verë dhe dashuri për nder të Shën Trifunit dhe Shën Valentinit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Shën Trifunin - mbrojtësin e vreshtarëve, ndërsa katolikët Shën Valentinin - Ditën e të dashuruarve.

Në këtë ditë vreshtarët shkojnë nëpër vreshta dhe krasitin hardhitë, ndërsa në bodrumet e verërave në vend organizohen ahengje në të cilat festohet dita e verës.

Поддршката за прифатливи трошоци по корисник изнесува 2,5 милиони денари, а крајниот рок за доставување на барањата е 30 септември 2021.

Kustosi etnolog, Tome Kërstevski nga Muzeu - Galeri Kavadar sqaron se kultura e hardhisë së verës është shumë e vjetër. Shumë popuj, fillimet e kultivimit të hardhisë së verës i kërkojnë në kohët mitike. Sipas grekëve, atë e ka bërë Dionisi, ndërsa sipas romakëve, ai është zoti Bahus, të cilit i bëheshin flijime, bukë verë dhe drithë.

"Rrushi është simbol i mençurisë, kurse shkuma e rrushit është atribut i hyjnive të bujqësisë dhe pjellorisë dhe nënkupton verën e jetës, rrjedhimisht edhe të pavdekshmërisë. Një simbol i sakrificës përmes lidhjes së verës dhe kryqit. 'Shën Trifuni', 14 shkurti, festohet në këto treva si mbrojtësi i kultivuesve dhe pemtarëve, si në rajonin e Tikveshit, ashtu edhe më gjerë. Piktorët e ikonave e kanë paraqitur Shën Trifunin si djalë të ri, duke mbajtur një drapër në dorën e djathtë, me të cilin bënte krasitjen e vreshtave dhe shartimin e pemëve", shpjegon Kërstevski.

Ai shton se në të kaluarën Shën Trifunin e kanë festuar edhe pronarët e kafeneve.

"Të gjithë vreshtarët janë grumbulluar nëpër kafene dhe ditën e kanë përfunduar me ahengje. Kjo ditë është e pasur me shumë festime dhe ahengje, e me atë edhe shënimi i këtij shenjtori, mbrojtës i vreshtarëve dhe pemtarëve nga këto vise", sqaron Kërstevski.

Gjeneratat më të reja e festojnë Ditën e të dashuruarve me dhurimin e luleve, arushëve prej pellushi, çokollatave dhe dhuratave me të cialt e simbolizojnë dashurinë. ab/

Граѓаните на САД на Денот на вљубените ќе потрошат околу 27,4 милијарди долари, прогнозираат аналитичарите.

 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR