• e premte, 27 dhjetor 2024

Vepra e Pikasos është shitur për 130 milionë euro

Vepra e Pikasos është shitur për 130 milionë euro

Nju Jork, 9 nëntor 2023 (MIA)- Kryevepra e piktorit Pablo Pikaso me titullin "Femme A La Montre" e vitit 1932 është shitur për 130 milionë euro në ankandin e Nju Jorkut dje. 

Kjo është vepra e dytë më e shtrenjtë e Pikasos , njoftoi shtëpia e ankandit "Sotbi", e shitur me vlerë prej 139,4 milionë dollarë. Në vitin 2015, piktura "Les Femmes d"Alger (Versioni 'O')"("Gratë nga Algjeria (Versioni O") ishte shitur nga shtëpia e ankandit "Kristi", poashtu në Nju Jork, SHBA, më shumë se 167 milionë euro.

Piktura e sapo shitur është portret i të dashurës së tij Mari-Tereza Valter. Vepra është blerë nga koleksionuesja Emili Fisher Landau në vitin 1968 dhe një kohë të gjatë ka qenë e vendosur në banesën në Nju Jork. Tani për tani nuk është zbuluar se kush është pronari i pikturës. 

Bashkë me të, në ankandin dyditorë do shiten rreth 120 vepra tjera.

Një kohë, koleksionuesja Landau ka drejtuar edhe muze në komunën e Nju Jorkut Kuins. Ajo vdiq në mars në moshën 102- vjeçare. ss/

Foto: Postimi në Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR