• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Vens: Bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Indisë mund të jetë një fitore për të dy vendet

Vens: Bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Indisë mund të jetë një fitore për të dy vendet

Xhajpur, 22 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që SHBA dhe India të rriten dhe rrjedhimisht të jenë në gjendje të punojnë së bashku në fusha si tregtia, mbrojtja dhe energjia për një bashkëpunim të favorshëm për të dyja vendet, deklaroi sot zëvendëspresidenti amerikan Xhej di Vens gjatë vizitës së tij në qytetin Xhajpur në shtetin veriperëndimor të Indisë, Raxhastan.

Vens i cili ndodhet për vizitë katërditore në Indi dje takoi kryeministrin indian Narendra Modi në kryeqytetin Nju Delhi.

Vizita e tij vjen në kohën kur India nxiton të arrijë marrëveshje tregtare me SHBA-në, partnerin e saj më të madh tregtar, para skadimit të afatit 90-ditor për rritjen e tarifave të paralajmëruara të administratës Tramp për mallrat e importuara.

Presidenti amerikan paralajmëroi pauzë mbi vendosjen e tarifave të reja më 9 prill.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR