Vendosja e gurthemelit në austostradën Tetovë - Gostivar nga Korridori 8 (drejtpërdrejtë)
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e vendosjes së gurthemelit të projektit Koridori 8, që do të mbahet në pikë-pagesën në autostradën Tetovë-Gostivar.
- Post By Besnik Shuki
- 12:09, 4 prill, 2023
Tetovë, 4 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e vendosjes së gurthemelit të projektit Koridori 8, që do të mbahet në pikë-pagesën në autostradën Tetovë-Gostivar.
Krahas Kovaçevskit, në ngjarje, mes tjerëve, do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.
Aksin Tetovë - Gostivar nga Koridori 8 do ta ndërtojë konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka“, me të cilin Qeveria më 8 mars të këtij viti ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e katër akseve të autostradës me gjatësi prej 108,8 kilometra.