• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës hapet pjesërisht

Vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës hapet pjesërisht

Gazë, 2 shkurt 2026 (MIA) – Izraeli ka hapur pjesërisht vendkalimin kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës për qarkullimin e udhëtarëve, njoftuan të hënën televizioni egjiptian dhe burimet izraelite të sigurisë.

Vendkalimi kufitar është zyrtarisht në funksion për herë të parë pas rreth një viti, kumtoi televizioni shtetëror egjiptian "Al-Qahera News", ndërsa hapja u konfirmua edhe nga burime izraelite të sigurisë, transmetoi DPA.

Ky veprim pritet t'u lejojë palestinezëve të plagosur dhe të sëmurë të largohen nga territori bregdetar, i cili është shkatërruar nga më shumë se dy vjet luftë pas sulmeve terroriste të 7 tetorit 2023. Palestinezët që ikën nga lufta, gjithashtu duhet të kenë mundësi të kthehen në Gazë.

Armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas është në fuqi që nga tetori, si pjesë e planit paqësor të mbështetur nga presidenti amerikan, Donald Tramp. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR