• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vendkalimi i përkohshëm kufitar Strezimir - Restelicë i hapur deri më 25 shtator

Vendkalimi i përkohshëm kufitar Strezimir - Restelicë i hapur deri më 25 shtator

Dibër, 30 korrik 2024 (MIA) - Vendkalimi kufitar Strezemir - Restelicë në kufirin Maqedoni e Veriut - Kosovë, është i hapur për kalim të qytetarëve nga të dyja vendet, që është vendim pasues i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për këtë kalim në periudhën e verës. 

Vendkalimi, gjendet në Llukovë në trekëndëshin kufitar Maqedoni e Veriut -Shqipëri - Kosovë, më saktë në vijën e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Lajmin për MIA-n e konfirmoi kryetari i komunës së Mavrovës dhe Rostueshës, Medat Kurtovski, me angazhimin e të cilit, pas një periudhe më të gjatë, vendkalimi në periudhën e verës është hapur nga viti 2018.

"Edhe këtë periudhë veriore sërish do të mund të lëvizim dhe të shoqërohemi me banorët e Gorës dhe shpresojmë që kjo pikë kufitare të jetë funksionale gjatë gjithë vitit në interes të të dyja palëve në të ardhmen e afërt. Ky kalim do të jetë shumë domethënës për zhvillimin e turizmit në komunat e të dy anët e kufirit, si dhe për lidhjen e ndërsjellë të banorëve të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Qendër Zhupës dhe Dibrës me banorët e komunës Restelicë, Dragash dhe Prizren", theksoi Kurtovski.

Vendkalimi kufitar do të funksionojë çdo ditë prej orës 8 deri në orën 20, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si edhe në vendkalimet e tjera kufitare, gjegjësisht dokument për identifikim, pasaportë ose letërnjoftim.

Si një kalim i përkohshëm, ky vendkalim zyrtarisht u bë funksional në gusht të vitit 2003 dhe u përdor nga marsi deri në tetor nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00. Por për shkak të infrastrukturës joadekuate rrugore, frekuenca ishte minimale, pas çka ai u mbyll plotësisht.

Pas një periudhe të gjatë ishte hapur në vitin 2018, në periudhën e njëjtë të verës, pastaj edhe vitin e ardhshëm, nuk u hap në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Gjatë katër viteve të fundit hapja është e rregullt. fc/

Fotografia: Komuna Mavrovë dhe Rostushë

QËNDRONI TË LIDHUR