• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ndonjëherë mund të mos na pëlqejnë, ndonjëherë jo, por nuk duhet të komentohen, deklaroi Mickoski

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ndonjëherë mund të mos na pëlqejnë, ndonjëherë jo, por nuk duhet të komentohen, deklaroi Mickoski

 Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Ndonjëherë mund të na pëlqejnë, ndonjëherë të mos na pëlqejnë, por nuk mendoj se duhet të komentohen, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e "balancuesit".

Lidhur me reagimet nga blloku shqiptar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe partnerët në koalicionin qeveritar, Mickoski thotë se e ka parë dhe se është në përputhje me atë që "e kemi folur në të kaluarën". 

 

Мојата порака до луѓето во Брисел е јасна - ако навистина сакате да бидеме дел од европското семејство тогаш има начин, ако има желба има и начин. Повеќе ултиматуми нема да прифаќаме, барем д

 

"Po, e pashë. Ai reagim është në përputhje me atë që e kemi folur në të kaluarën, praktikisht avancimet dhe punësimet duhet të jenë në bazë të cilësisë dhe kjo është ajo që ne praktikisht gjatë gjithë kohës e rekomandojmë", tha Mickoski, i cili sot mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës. "Vanço Përqe" në Komunën e Shtipit.

 Vendimi, theksoi Mickoski, nuk është përfundimtar, por praktikisht atë pjesë të ligjit e kanë lënë në pritje derisa të merret vendimi përfundimtar.

 "Do të mbetem në qëndrimin tim që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen", deklaroi Mickoski.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR