• e martë, 24 dhjetor 2024

Vendime të Qeverisë për mbështetje financiare të prodhuesve të grurit dhe rritje të subvencionimit të elbit për hektarë

Vendime të Qeverisë për mbështetje financiare të prodhuesve të grurit dhe rritje të subvencionimit të elbit për hektarë

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ka marrë vendim që përmes programit intervenues të ndahet mbështetje financiare për kilogram për prodhuesit e grurit të cilët kanë shitur gru te blerësit e regjistruar në vlerë prej tre denarë për kilogram të grurit të dorëzuar, duke pasur parasysh rritjen e kostove për prodhimin e grurit.

Mbështetja e prodhimtarisë vendore të grurit si kulturë më e rëndësishme strategjike, citohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, është shumë e rëndësishme që të sigurohet me sasi më të madhe të drithërave të prodhuara në vend, me qëllim që të ulet varësia e importit.

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për rritjen e subvencioneve të elbit për hektarë, kështu nga 6.000 denarë të deritanishme, prodhuesit e elbit do të marrin 100 për qind rritje për hektar, deri në 12.000 denarë.

"Ky ndryshim bëhet për shkak të çrregullimit të tregut në prodhimtarinë dhe shitjen e elbit për vitin 2024 i cili arrin 9 denarë për një kilogram. Për këtë qëllim, Qeveria mori vendim që të ndërhyjë dhe të mbulojë humbjen e prodhuesve të elbit. Me këtë rritje prej 100 për qind, përkatësisht nga 6.000 në 12.000 denarë, Qeveria drejtpërdrejt po i ndihmon prodhuesit e elbit që ta mbulojnë humbjen", thuhet në kumtesën e Qeverisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR