• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendi shënon rritje të përfshirjes me vaksinimin, por ende është nën 95 për qind të rekomanduarat sepse do të ngritet vetëdija te popullata

Vendi shënon rritje të përfshirjes me vaksinimin, por ende është nën 95 për qind të rekomanduarat sepse do të ngritet vetëdija te popullata

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë do ta ngritë vetëdijen e popullatës për nevojën dhe përfitimet nga vaksinimi i rregullt në kuadër të Javës evropiane të imunizimit edhe krahas përfshirjes së rritur me vaksinim gjatë vitit të kaluar. Për këtë qëllim, siç theksoi ministri i këtij dikasteri Ilir Demiri, Ministria për herë të parë ka ndarë mjete për senzibilizim dhe shpërndarje të materialit promovues në të gjitha pikat e vaksinimit në vend. 

"Organizohet aksion i cili po vijon, i ashtuquajtur 'print për imunizim', ku mbi 70 ekipe të mjekëve dhe infermierëve do të dalin në teren dhe do të vizitojnë mbi 3.000 familje të fëmijëve të pavaksinuar me fokus të vaksinimit për pertusis dhe fruth. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë nga Programi për imunizim siguroi mjete për të gjitha pikat e vaksinimit përgjatë shtëpive të shëndetit në mbarë Maqedoninë në mënyrë dinjitoze ta shënojnë javën e imunizimit me ngjarje lidhur me promovim", tha Demiri në konferencën e sotme për media. 

Министерството за здравство ќе ја подига свеста на населението за потребата и придобивките од редовно вакцинирање во рамките на Европската недела на имунизација и покрај зголемениот опфат со

Ai ju bëri thirrje prindërve që t'i vaksinojnë fëmijët, sepse, siç tha, përfshirja e lartë e vaksinimit e moshës adekuate, krijon imunitet kolektiv.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani theksoi se vaksinat janë metoda më e sigurt për mbrojtje të fëmijëve. 

Përfaqësuesja speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Ane Johansen porositi se mediat janë faktor shumë i rëndësishëm në përpjekjen që të sigurohet mbulim i mjaftueshëm me vaksina. 

Mjekja Keti Stavridis nga Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vitin 2023 përfshirja me vaksina të detyrueshme në vend shënon përmirësim të lehtë, por ende është nën përfshirjen e rekomanduar prej 95 për qind dhe për të gjitha vaksinat është nën 90 për qind. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR