• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vendi me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe EUROSTAT-it do t’i shqyrtojë mundësitë për llogaritjen e pagës mesatare

Vendi me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe EUROSTAT-it do t’i shqyrtojë mundësitë për llogaritjen e pagës mesatare

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Vendi me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe EUROSTAT-it do të shqyrtojë mundësitë për llogaritjen e pagës mesatare, tha sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve së gazetarëve për pagën e mesatares, Stankov paralajmëroi edhe nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP).

"Paga mesatare është një tregues i rëndësishëm për ekonomistët. Para disa vitesh kemi filluar aktivitetet për llogaritjen e pagës mesatare nga burime administrative. Pastaj u ndryshua mënyra e llogaritjes së pagës mesatare nga hulumtimi tradicional në të dhënat e marra nga DAP-i. Pritet që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me DAP-in në periudhën e ardhshme. Do të shqyrtojmë mundësitë së bashku me EUROSTAT-in dhe do të marrim ndihmën e ekspertëve nga BE-ja për të shqyrtuar mundësitë e llogaritjes së një page mesatare e cila do të ishte e krahasueshme dhe do të ndjekë standardet evropiane", deklaroi drejtori para fillimit të ngjarjes për projektin "Statistika në Maqedoninë e Veriut në përputhje me nevojat e shfrytëzuesve dhe kërkesën e BE-së".

Stankov pohon se statistikën e Maqedonisë e ndjekin standardet dhe rregulloret evropiane dhe ndërkombëtare.

"Të dhënat tona janë plotësisht të krahasueshme me të dhënat e BE-së dhe janë ripublikuar nga EUROSTAT-i dhe FMN-ja, që është dëshmi e cilësisë. Kapitulli 18-të i procesit të anëtarësimit në BE është pjesë e grupit të parë "Vlerat fondamentale" për të cilin Byroja shtetërore ka një rol kyç në sigurimin e të dhënave të sakta në kohë të besueshme dhe të krahasueshme të cilat janë bazë për procesin e inkuadrimit", theksoi Stankov. rq/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR