Vendet e botës e përshëndetin armëpushimin ndërmjet SHBA-së dhe Iranit
- Disa vende arabe sot vlerësuan armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit dhe mirëpritën rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Disa vende arabe sot vlerësuan armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit dhe mirëpritën rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidin, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi një armëpushim të përkohshëm, në “Iks” publikoi se “rëndësia e intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje tani mund t’i japë fund krizës që në rrënjë”.
Mediat irakiane publikuan se Bagdadi beson se armëpushimi do të ndihmojë në uljen e tensioneve në rajon dhe se mbështet të gjitha përpjekjet e mëtejshme drejt dialogut.
Прекинот на огнот го поздрави и папата Лав XIV нагласувајќи оти тоа е „знак на жива надеж“.
"Vetëm duke u rikthyer në negociata mund të arrijmë t'i japim fund luftës. Ju ftoj ta ndiqni këtë kohë pune delikate diplomatike me lutje, duke shpresuar që gatishmëria për dialog të bëhet një instrument për zgjidhjen e konflikteve të tjera në të gjithë botën", theksoi kreu i Kishës Katolike Romake.
Edhe ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani e përshëndeti armëpushimin dyjavor, duke e përshkruar atë si një hap pozitiv drejt arritjes së një marrëveshjeje.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Marija Malmer Shtenergard deklaroi se armëpushimi dyjavor ndërmjet SHBA-së dhe Iranit është një lajm i mirë.
"Armëpushimi i përkohshëm, i cili erdhi pas përpjekjeve të konsiderueshme për ndërmjetësimi veçanërisht nga Pakistani, mund të hapë rrugën për rikthimin e kalimit të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit. Suedia është e gatshme të kontribuojë në këtë në një mënyrë të përshtatshme, duke përfshirë gjetjen e zgjidhjeve politike", publikoi Shtenergard në "Iks".
Edhe presidenti i Filipineve, Ferdinand Markos më i Riu, e përshëndeti armëpushimin dyjavor duke shprehur shpresë se kjo do të lehtësojë tensionet në furnizimet globale me naftë dhe do të ketë ndikim pozitiv në Manila. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s