• e enjte, 26 dhjetor 2024

Velo Markovski paralajmëroi kandidaturë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Velo Markovski paralajmëroi kandidaturë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Profesori universitar Velo Markovski e ka paralajmëruar kandidaturën  e parë presidenciale për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që duhet të mbahen në pranverë.

Qëllimin për parashtrimin e kandidaturës, Markovski zyrtarisht e publikon të enjten, më 19 tetor.

Që të hyjë në garën për zgjedhje të presidentit të shtetit, i cili duhet të mbledh 10.000 nënshkrime ose të mbështetet nga të paktën 30 deputetë.

Partitë më të mëdha ende nuk kanë publikuar se kush do të jetë kandidati i tyre për shef të shtetit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se deri më tani janë kristalizuar 22 emra, por në periudhën që pason kjo listë do të zvogëlohet.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, koncepti politik "Fronti evropian" nga partitë që angazhihen për integrim evropian të shtetit do të kenë kandidat të përbashkët.

Mandati pesëvjeçar i presidentit aktuale Stevo Pendarovski përfundon në pranverën e vitit të ardhshëm.

Konform Kushtetutës, për president të shtetit mund të jetë një person i zgjedhur, i cili në ditëjn e zgjedhjeve është të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjedhet një person, i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit.

Kandidat për president të Republikës mund të propozojnë të paktën 10.000 votues ose të paktën 30 deputetë. Për president të Republikës është zgjedhur kandidati që ka marrë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR