• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vellkovski: Vetëm me përpjekje kolektive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar mund t'i japim fund dhunës me bazë gjinore

Vellkovski: Vetëm me përpjekje kolektive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar mund t'i japim fund dhunës me bazë gjinore

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA)- Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, mori pjesë sot në manifestimin e organizuar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale-BNJVL me mbështetjen e UN Women, me temë: “Roli i vetëqeverisjes lokale dhe sfidat e ofruesve të shërbimeve nga qendrat mbështetëse për viktimat e dhunës me bazë gjinore”.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Vellkovski theksoi se dhuna me bazë gjinore nuk njeh kufij dhe se është një problem serioz dhe i përhapur.

“Dhuna me bazë gjinore është një problem serioz që nuk njeh kufij. Mënyra se si e trajtojmë atë përcakton shkallën në të cilën gëzojmë të drejtat e grave. Prandaj, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po punon me përkushtim në përmirësimin e sistemit për trajtimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat kompetente”, theksoi Vellkovski.

Përveç miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, në të cilin pasqyrohet Konventa e Stambollit, Vellkovski iu referua edhe punës së akteve nënligjore që kanë të bëjnë me vlerësimin e rrezikut dhe menaxhimin e rrezikut,

zbatimin e masave emergjente dhe të përkohshme për mbrojtjen e viktimave dhe veprimet e organeve kompetente, mbledhjen e të dhënave në gjykata dhe prokurori publike.

 Ai theksoi rëndësinë e Protokollit për bashkëpunim të ndërsjellë për marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunën në familje, i cili është miratuar me qëllim të marrjes së masave gjithëpërfshirëse, efikase dhe me kujdesin e duhur për parandalimin, dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, në përputhje me kompetencat ligjore të të gjitha subjekteve kompetente në këtë fushë. Por edhe Programi për Riintegrimin e Viktimave të Dhunës.

“Në periudhën e ardhshme do të fokusohemi në hartimin e Strategjisë nacionale tetëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje me Plan aksionar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara nga strategjia”, tha Vellkovski.

Ai theksoi parandalimin si një element kyç në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe tha se vetëm me përpjekje kolektive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar mund t'i japim fund dhunës me bazë gjinore për të krijuar një shoqëri më të drejtë, dhe më të sigurt për gratë dhe vajzat.

QËNDRONI TË LIDHUR