• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vellkovski: Të dhënat tregojnë pesë për qind, thënë kushtimisht, rritje të pensioneve

Vellkovski: Të dhënat tregojnë pesë për qind, thënë kushtimisht, rritje të pensioneve

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Është bërë përllogaritja për harmonizim të pensioneve, me të cilën do të ketë rritje statistikore për pesë për qind, informoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski.

Në pyetjen e gazetarëve, Vellkovski tha e të dhënat tregojnë pesë për qind të, siç thekosi, thënë kushtimisht, rritje të pensioneve.

"Janë marrë të gjitha të dhënat nga statistika, tashmë është bërë përllogaritja. Unë atë nuk do ta quaja rritje, sepse pesë për qind aq sa tregojnë numrat e, thënë kuhtimisht, rritje së pensioneve, që duhet të paguhen më datën 1, të premten. Kështu që, kjo rritje statistikore prej pesë për qind është për momentin që pensionistët do ta marrin si shtesë të pensioneve të veta", deklaroi Vellkovski, pas pjesëmarrjes në REDI Samitin 2024 në Shkup.

Në pajtim me Metodologjinë e re, harmonizimi i shumës së pensioneve bëhet dy herë në vit, në mars dhe në shtator, në bazë të të dhëlnave nga Enti shtetëror për statisstika për shpenzimet e jetës dhe rrogës mesatare.

Vellkovski vlerësoi se është minore ndryshimi për ngrirje të rritjes së rrogave të funksionarëve, me ndryshimet e propozuara të ligjeve që i parashtruan deputetët nga LSDM në pushtet.

Siç shtoi, prej se ai është ministër në mbledhje të Qeverisë nuk është diskutuar për uje të rrogave të funksionarëve.

Gjatë kontrollit për vaksisnim në kopshte për shkak të epidemisë me kollën e mirë, siç informoi, nuk janë konstatuar shkelje. ab/

Foto: Print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR