• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vellkovski: Shërbimet inspektuese do të kontrollojnë nëse fëmijët në kopshte janë të vaksinuar kundër kollës së mirë

Vellkovski: Shërbimet inspektuese do të kontrollojnë nëse fëmijët në kopshte janë të vaksinuar kundër kollës së mirë

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski sot deklaroi se shërbimet inspektuese do të kontrollojnë kopshte ku nuk ka fëmijë të vaksinuar me vaksinën DiTePer dhe do të intervenojnë, në mënyrë që të parandalohet epidemia e kollës së mirë.

"Nga Komisioni për sëmundje ngjitëse ka konkludime dhe të njejtat duhet të miratohen në mbledhje të Qeverisë. Edhe në ligj qëndron se secili fëmijë i cili nuk e ka marrë vaksinën e caktuar, nuk do të mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Do t'i kontrollojmë kopshtet dhe shërbimet tona inspektuese do të shohin se ku duhet të intervenojmë në mënyrë që kjo të bëhet praktikë dhe që ta parandalojmë përhapjen e kësaj epidemie, së paku në Shkup si vatër për momentin", tha Vellkovski.

Pas 18 rasteve të konfirmuara të kollës së mirë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dje rekomandoi shpallje të epidemisë në Shkup. Në ditët e kaluara numri u rrit, posaçërisht në territorin e qytetit të Shkupit, ku janë konfirmuar 14 raste.

Propozohet që pikat e vaksinimit të punojnë në dy ndërrime, ndërsa plotësisht do të punohet edhe të shtunën. Rekomandim është edhe të ndalohet pranimi i fëmijëve të pavaksinuar për pertusis në kopshte.

Komisioni pret që këto masa ta nxisin interesin për vaksinim, sepse fokusi është mbritjja e më të vegjëlve.

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski dje në konferencë për shtyp tha se shpallja e epidemisë tingëllon shumë frikësuese, por, se realisht duhet të lehtësohet përballja me rrezikun që vjen me këtë sëmundje. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR