• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vellkovski: Në procedurë janë përllogaritjet për rritje të pensioneve të marsit

Vellkovski: Në procedurë janë përllogaritjet për rritje të pensioneve të marsit

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski sot theksoi se në procedurë janë përllogaritjet për rritje të pensioneve të marsit.

"Po, janë në procedurë. Tashmë janë marrë informatat nga Enti për statistikë ku saktësisht sipas formulës duhet të përllogariten. Janë filluar dhe do të kihet në pajtim me ligjin sipas formulës do të përllogaritet ajo përqindje për pensionin e tyre minimal, për rritjen", tha Vellkovski gjatë vizitës së sotme në objektin e mëparshëm të IP për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve dhe të rinjve "Ranka Millanoviq".

Në pyetjen e gazetarëve se sa do të ishte rritja, ministri teknik theksoi se me numra konkret do të dalin kur të përfundojnë të gjitha punët.

"Në këtë moment të mos flasim për numra. Të jemi konkret. Do të dalim me numra. Të jemi konkret, të mos lëmë qytetarët të spekulojnë mes veti sa dhe përse", tha ai. ab/

Foto: МИIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR