• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vellkovski: MPPS po ndjekë nëse në kopshte ka pranim të fëmijëve të cilët nuk janë të vaksinuar kundër kollës së mirë

Vellkovski: MPPS po ndjekë nëse në kopshte ka pranim të fëmijëve të cilët nuk janë të vaksinuar kundër kollës së mirë

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë regjistrimit të fëmijëve në kopshte, Ministria e Punës dhe Politkës Sociale i përmbahet përmbushjes së protokolleve për vaksinim kundër kollës së mirë dhe e ndjekë situatn në terren, deklaroi për MIA-n ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski gjatë vizitës së sotme në kopshtin e fëmijëve "Pavlina Veljanova" në Koçan.

"Kemi protokolle strikte, ndërsa edhe sipas rregulloreve për regjistrim të fëmijës në kopsht nevojitet në dosje, në pajtim me moshën, të përfshihet edhe kartela me vaksinat e pranuara. Me atë rast veprohet në mënyrë të rreptë, inspektorët tanë janë në mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme në terren, ndërsa atje ku do të konstatohen parregullsi, do të evidentohen dhe do të përgatiten procesverbale. Kjo do të thotë se po veprohet sipas asaj që është në kompetencat tona. Përveç këtyre obligimeve ligjore për dosje komplete me kartelë të vaksinave gjatë regjisstrimit, ne si Ministri nuk kemi masa shtesë. Komisioni për sëmundje ngjitëse mban takime çdo javë dhe nëse arrijnë udhëzime dhe konkludime, ne do të veprojmë rreth tyre", theksoi Vellkovski.

Nga kopshti i fëmijëve "Pavlina Veljanova" informuan se për të gjithë fëmijët kanë statuse të rregullta vaksinuese, janë përfshirë kartelat e nevojshme, ndërsa çdo vit kërkohet vërtetim i ri për vaktinat e marra me kohë. Deri më tani, në pesë klone të kopshtit në Kopan nuk janë evidentuar fëmijë me simptoma apo të sëmurë nga kolla e mirë. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR