• e enjte, 26 dhjetor 2024

Velkovski-Gir: BE-ja mbetet mbështetës i fortë i shtetit në përpjekjet për uljen e papunësisë dhe progresin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Velkovski-Gir: BE-ja mbetet mbështetës i fortë i shtetit në përpjekjet për uljen e papunësisë dhe progresin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian do të vazhdojë me sigurimin e mbështetjes financiare dhe logjistike për krijimin e politikave cilësore dhe masave të cilat do t'i avancojnë sistemet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe do ta përmirësojnë gjendjen e tregut të punës përmes ngritjes së punësimit të qytetarëve dhe uljen e shkallës së papunësisë, është konfirmuar në takimin e parë të sotëm ndërmjet ministrit të Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Velkovski me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir.

Në takim, siç kumtoi MPPS, është diskutuar për gjendjen aktuale në këtë resor dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme.

"Velkovski informoi se në tre muajt e ardhshëm prioritet i tij është rritja e transparencës dhe efikasitetit të punës së Ministrisë dhe institucioneve nën kompetencat e tij, në mënyrë që qytetarët të mund t'i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe në kohë, sipas rregullave ligjore",  thuhet në kumtesë.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet e përbashkëta të MPPS-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa ambasadori Gir shprehu besimin se fondet evropiane mbeten të hapura për të mbështetur projekte dhe masa nga të cilat përfitimi përfundimtar është për qytetarët. sa/

Foto: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR