• e shtunë, 23 nëntor 2024

Veljanovski: Më 27 prill isha i përkushtuar në përfundimin e mbledhjes konstituive

Veljanovski: Më 27 prill isha i përkushtuar në përfundimin e mbledhjes konstituive
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Aktakuza është paushalle dhe nuk bazohet në prova, deklaroi ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, në fjalët e tij përfundimtare në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, ku është në mesin e të akuzuarve. Ai para Gjykatës theksoi se më 27 prill të vitit 2017 e nuk ka ditur, por as nuk ka përgatitur ndonjë plan, gjegjësisht ishte i përkushtuar në përfundimin e mbledhjes konstituive. “Për këtë ka prova materiale nga procesverbalet në Kuvend. Me Vlladimir Atanasovskin, për herë të parë jam parë në gjykatë. Me Mile Janakievskin , kam pasur kontakte zyrtare deri në vitin 2015. Gjithashtu edhe me Spiro Ristovskin kam pasur kontakte zyrtare. Më 27 prill me atë kam kontaktuar për një mbikëqyrje inspektuese nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ai në atë kohë ishte zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës. Gënjeshtër e madhe, me të vërtetë është se me Spiro Ristovskin kemi pasur bisedime intensive më 27 prill”, deklaroi i akuzuari Veljanovski. Sipas tij prokuroria me asgjë nuk ka dëshmuar, me asnjë dëshmi, se ka pasur plan nga shkaku i vetëm se nuk ka pasur plan. Avokati i Trajko Veljanovskit, Elenko Millanov, sot deklaroi se rendi kushtetues në atë periudhë në RM është demokraci parlamentare dhe i njëjti është edhe pas 27 prillit të vitit 2017 dhe askund nuk citohet, se dikush ka dashur ose ka tentuar të vendosë rend tjetër kushtetues në vend. “Me këtë nuk është përmbushur pjesa e parë dhe themelore nga ky inkriminim që të mund të thuhet se ndonjë nga të akuzuarit këtu e ka bërë veprën. Asgjë e tillë as vendoset në akuzë, ajo që vendoset në akuzë është dhunë”, deklaroi Millanov. Nga të gjitha provat e prezantuara, edhe verbale edhe materiale, theksoi Millanov, vetëm u vërtetua se Trajko Veljanovski mbledhjen konstituive në Kuvend e kishte udhëhequr rreptësishtë sipas Rregullores. “Nuk mundeni për këtë ta shpallni Trajko Veljanovskin fajtor”, tha Millanov. Prokurorja publike, Villma Ruskovska, si përfaqësuese e akuzës në fjalët e saj përfundimtare javën e kaluar sa i përket veprimeve të cilat i ka ndërmarrë i akuzuari Trajko Veljanovski, theksoi se roli i tij ishte që të pengohej zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Ajo në një rast lexoi edhe një pjesë të porosisë së Veljanovskit, dërguar deputetit Ilija Dimovski, ku i thotë që disa deputetë të shkojnë kah kabineti i tij. Të akuzuarit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR