• e mërkurë, 17 korrik 2024

Velinovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur prapa në zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Velinovska: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur prapa në zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur pas me implementimin e Agjendës së Gjelbër, si pjesë e planeve aksionare të Procesit të Berlinit, i cili duhet të zbatohet deri në vitin 2030, vlerësoi sot Anamarija Velinovska nga Instituti për Demokraci (IDSCS) në panel diskutimin "Përfitimet e Procesit të Berlinit për Maqedoninë e Veriut: Rishikim i punës së bërë në fushën e tregut të përbashkët rajonal me fokus të roamingut", organizuar nga Instituti.

Vendit i mungon Ligji për veprim klimatik për të filluar procesin e zbatimit të Agjendës së Gjelbër, tha Velinovska dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që nuk e ka miratuar atë ligj.

"Ligji për veprimin klimatik është ende në fazën përfundimtare të përgatitjes. Tani për tani jemi i vetmi vend që nuk e kemi miratuar atë Ligj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por kemi plane të përshtatshme energjetike dhe klimatike me të cilat po mbulohemi aktualisht. Propozim-ligji i propozuar është në përputhje me të gjitha rregulloret e BE-së, andaj pritet që kur të miratohet ai ligj, të fillojë zbatimi i Agjendës së Gjelbër", tha Velinovska.

Ajo theksoi se IDSCS e ndjek procesin e digjitalizimit dhe kumtoi se deri në vitin 2028 tarifat e roamingut me Bashkimin Evropian duhet të ulen deri në 90 për qind nga tarifa më e shtrenjtë e cila ka qenë deri tani, si dhe të zbatohet infrastruktura digjitale dhe lidhshmëria, shkathtësitë digjitale në sistemin arsimor dhe fitimi i besimit në institucione.

Përfitimet e procesit të Berlinit janë të rëndësishme për vendet pjesëmarrëse dhe ekonomitë e tyre, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, ndërsa tarifat më të ulëta të roaming janë bazë për përpj

Ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler theksoi se Qeveria gjermane është e përkushtuar ndaj procesit të Berlinit.

Kancelari Olaf Sholc në Samitin e Tiranës, vuri në dukje ambasadorja, theksoi edhe një herë përfitimet e procesit të Berlinit që mund të presin qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nisma për uljen e tarifave të roamingut që filloi në vitin 2017, sipas ambasadores Dreksler, është një arritje me të cilën të gjithë mund të krenohen dhe një lloj themeli për përpjekje edhe më ambicioze.

Në panel ishte i pranishëm edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, i cili tha se në kuadër të procesit të Berlinit është arritur një marrëveshje, e cila është në favor të ekonomisë së vendeve pjesëmarrëse.

Para Samitit në Tiranë, kujton Ademi, është miratuar një deklaratë për sa më shumë dimension parlamentar të gjithë procesit.

"Vendet pjesëmarrëse duhet të jenë të pranishme në të gjithë procesin e përcaktimit të agjendës dhe krijimit të politikave dhe sigurisht pjesa e zbatimit është puna jonë, sepse duke marrë parasysh atë që ndodhi sot, marrëveshjet u ratifikuan nga parlamentet, si dhe nga Kuvendi ynë", tha Ademi. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR