• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vdiq Xhejms Kotak, baterist shumëvjeçar i "Skorpions"

Vdiq Xhejms Kotak, baterist shumëvjeçar i

Los Anxhelos, 11 janar 2024 (MIA) - Amerikani Xhejms Kotak, bateristi shumëvjeçar i hevi metal bendit të famshëm gjerman "Skorpions", vdiq më 9 janar, në moshën 61-vjeçare, në vendlindjen Lujsuil, Kentaki, SHBA. Lajmin për vdekjen e muzikantit e konfirmoi vajza e tij për "TMZ", si dhe rok bendi.

"Shumë lajm pikëllues...Miku dhe bateristi i ynë i dashur, i cili ishte me ne 20 vite, Xhejms Kotak vdiq në moshën 61-vjeçare. Xhejms ishte një qenie e shkëlqyer njerëzore, muzikant i shkëlqyer dhe njeri i përkushtuar familjar...Ishte vëllau ynë 'nga nëna tjetër' dhe me të vërtetë do të na mungojë. Rokenroll përgjithmonë. Pusho i qetë, Xhejms", publikuan anëtarët e tjerë të grupit në rrjete sociale.

Shkaku për vdekjen nuk është i njohur.

Kotak iu bashkangjit bendit në vitin 1996, ndërsa u largua prej tij në viitn 2016 kur shkoi për mjekim nga alkoolizmi. Ishte po ashtu edhe baterist në rok-bendet "Bob Brikli bend", "Nat haus", "Mister Çarli", "Baster Braun", "Montrous", "Kingdom Doj", "Vajld hors", "Mekauli Shenker grup", "Varant dhe Ashba"...Po ashtu ka performuar edhe në bendin e tij "Kotak", më herët të quajtur "Krank".

Kotak ishte i martuar me Atina Bas - motrën më të re të Tomi Li. Me të ka rritur tre fëmijë - djalin e tyre Methju dhe dy fëmijë të Atinës nga dy lidhjet e mëparshme. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR