• e diel, 24 nëntor 2024

Vdiq senatori Xho Liberman

Vdiq senatori Xho Liberman

Uashington, 28 mars 2024 (MIA) - Senatori demokrat shumëvjeçar në Kongresin amerikan nga shteti federal Konektikat dhe ish kandidat për nënpresident të SHBA-së, Xho Liberman vdiq mbrëmë në moshën 82 vjeçare.

Familja e politikanit njoftoi se Liberman vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga rrëzimi.

Ai ishte kandidati i parë hebre në fletëvotim nga partitë e mëdha amerikane, në vitin 2000 me kandidatin presidencial Al Gor.

Një nga trashëgimitë e tij më të mëdha është përfshirja e tij në formimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pas sulmeve terroriste më 11 shtator të vitit 2001. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR