• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon seanca e Komisionit parlamentar hetimor për skandalin në Onkologji

Vazhdon seanca e Komisionit parlamentar hetimor për skandalin në Onkologji

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Komiisioni hetimor që e ka formuar Kuvendi për vërtetimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën për Raditerapi dhe Onkologji sot do të vazhdojë me punë me marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe shqyrtimn e akteve dhe dokumenteve.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dje në konferencën për shtyp tha se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Prezantoi raporti nga Fondi për sigurim shëndetësor, i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshme financiare të furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën nga 1 gushti i vitit 2021 deri më 1 gusht të vitit 2023 dhe në Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023.

Raporti, siç theksoi Mickoski, tregon se ilaçet për pacientë janë vonuar, ndërsa për këtë askush nuk ka dërguar shkrim dhe nuk janë ndërprerë kontratat me furnizuesit, nuk ka pasur kontroll gjatë aplikimit të ilaçeve që u jepen pacientëve që janë të shtrirë në Klinikë dhe u janë dhënë pacientëve, të cilët është dashur t'i pranojnë në klinika tjera, ndërsa për këtë nuk ka asnjë vërtetim nëse këto ilaçe i ka pranuar pacienti.

Të gjitha dokumentet, siç paralajmëroi, do të dërgohen në Prokurorinë publike, ndërsa nga Komisioni hetimor në Kuvend kërkojnë që ta zgjerojë shtrirjen edhe me këtë periudhë të raportit.

Ndaj konferencës për shtyp të Mickoskit, ka reaguar deputeti i LSDM-së dhe anëtari i Komisionit hetimor parlamentar për skandalin në Onkologji, Nenad Kociq. Ai theksoi se me këtë procedurë Mickoski po tenton të depërtojë dhe të rrezikojë hetimin e Onkologjisë.

"Nëse vërtet ka prova, Mickoski duhet t'i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë publike kompetente. Nga e di Mickoski se ky informacion nuk është më pjesë e hetimit? Publikimi publik do të thotë rrezikim i drejtpërdrejtë i hetimit të Onkologjisë. Fshehja e provave është gjithashtu një krim. Është e qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin në Onkologji dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë. Presim reagime nga institucionet kompetente për këtë hap të Mickoskit", tha Kociq.

Vendimi për ngritjen e Komisionit hetimor është marrë më 20 shtator, pas akuzave publike për abuzim me medikamentet në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria Publike ka hapur procedurë para hetimore. Për shkak të akuzave për abuzim me ilaçet në Klinikë, pati reagime dhe protesta publike.

Deri më tani, para Komisionit hetimor kanë folur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish-ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ish-drejtorët dhe ata aktualë të Fondit të sigurimeve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Ramadani, Faton, Ahmeti, Maja Parnarxhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë Maja Manoleva, ish zëvendësministrat e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe Vladimir Rendevski, Eftim Naskov, kryerevizor i brendshëm në Fondin e sigurimeve shëndetësore, ish-drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Simonida Cërvenkovski, Violeta Klisarova, ud. drejtoreshë mjekësore  Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji dhe persona e zyrtarë të tjerë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR