• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon seanca e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë me shqyrtimin e dokumentacionit

Vazhdon seanca e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë me shqyrtimin e dokumentacionit

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni  Anketues Kuvendor për zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë ka vijuar sot punën duke shqyrtuar dokumentacionin. Anëtarët e Komisionit, të cilët dje kanë nisur 30 ditët  e parashikuara për shqyrtimin e dokumentacionit, po analizojnë dokumentacionin e mbledhur dhe transkriptet e deklaratave të 60-të dëshmitarëve të dëgjuar në 30 ditët e mëparshme.

Për deputetët anëtarë të opozitës fajtor është ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili siç theksuan nga VMRO-DPMNE ishte në majë të piramidës së krimit. Ndërsa, për deputetët e pushtetit, opozita e politizon rastin me Klinikën dhe pa kurrfarë dëshmie vihet në rolin e gjyqtarit dhe akuzave të pabaza.

Aleksandar Veljanovski, zëvendëskryetar  i Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji e ka drejtuar gishtin te ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe si dhe bashkëpartiaku i tij Antonio Milloshoski dje për përgjegjësinë politike. Ai akuzoi për lidhje ndërmjet Filipçes, ish drejtorit të Klinikës për Onkologji Nino Vasev dhe tregtarit me shumicë "Panovski".

"Është e qartë dhe e dukshme se në klinikën për onkologji, por edhe në sistemin shëndetësor ekzistonte një piramidë që kishte majën e saj, në të cilën ndodhej  ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Lidhshmëria ndërmjet ish ministrit Filipçe, drejtorit të Klinikës për Onkologji Nikolla Vasev dhe tregtarit me shumicë "Panovski" të cilët në mënyrë të përkryer  kanë funksionuar në krimin e onkologjisë. Është e qartë se sistemi shëndetësor ka dështuar plotësisht", tha Veljanovski.

Në këtë reagoi deputeti i LSDM-së Martin Kostovski, i cili beson se do të jetë e vështirë të arrihet një konkluzion i përbashkët, sepse, siç tha, që nga vetë fillimi deputetët e opozitës zbatojnë agjendë partiake dhe qëndrim të konstruktuar për ish ministrin Filipçe.

Deputetja e LSDM-së Marija Georgieva theksoi se deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit theksojnë me emra për fajtorët, edhe pse asgjë nuk është dëshmuar. Ajo është në qëndrimin se përgjegjësi ka dhe lëshimet në onkologji kanë zgjatur me vite.

Diskutimi i të gjithëve që ishin të pranishëm në seancën e Komisionit Anketues dhe atë që është konstatuar nga ESHS është në të vërtetë se me vite prapa është konstatuar se ka një rritje të madhe në numrin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore publike, përfshirë edhe Klinikën për Onkologji.

Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni Anketues duhet të sjellë konkluzione formale.

Para Komisionit Anketues deri tani dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ish ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual Fatmir Mexhiti, ish drejtorët dhe ata aktual të Fondit për Sigurim Shëndetësor - Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnaxhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë Maja Manoleva, ish zëvendësministrat e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe Vlladimir Rendevski, Eftim Naskov, kryerevizor i brendshëm në Fondin për Sigurim Shëndetësor, ish drejtoresha e Klinikën për Onkologji, Simonida Cërvenkovska, u.d. drejtoresha mjekësore e Klinikës Univeristare për Radioterapi dhe Onkologji Violeta Klisarova, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë.

Komisioni Anketues në Kuvend u formua pas shpalljes së rastit për keqpërdorimin e medikamenteve nga Klinika e Onkologjisë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR