• e premte, 27 dhjetor 2024

Vazhdon seanca e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë 

Vazhdon seanca e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë 

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot vazhdon me punë Komisioni anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji. Do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët dhe do të shqyrtohen  akte dhe dokumente në lidhje me ngjarjen e Onkologjisë.

Më 13 të këtij muaji, anëtarët e Komisionit kanë filluar 30 ditët shtesë për marrjen në pyetje të ekspertëve dhe bartësve të funksioneve publike, si dhe për analizimin e dokumentacionit dhe transkripteve të deklaratave të rreth 60 dëshmitarëve të dëgjuar më parë.

Komisioni anketues në Kuvend është formuar pas publikimi të rastit për keqpërdorimin e ilaçeve nga Klinika e Onkologjisë.

Pas përfundimit të deklaratave dhe dokumentacionit, siç paralajmëroi kryetarja e Komisionit anketues, Rashela Mizrahi, do të bëhen konkluzionet dhe do t'i dorëzohen Prokurorisë Publike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR