• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vazhdon rritja e eksportit dhe vendeve të reja të punës në ZZHTI

Vazhdon rritja e eksportit dhe vendeve të reja të punës në ZZHTI

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Rritja e eksportit dhe rritja e numrit të vendeve të punës në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale - ZZHTI vazhdon edhe në shkurt, Siç informojnë nga ZZHTI, analiza e rregullt mujore tregon se kompanitë në ZZHTI në shkurt kanë realizuar eksport prej mbi 330 milionë euro që është për 20 për qind më shumë se janari i këtij viti. Në krahasim me muajin e dytë të viteve të kaluara, eksporti tani është më i lartë për 26 për qind në krahasim me vitin 2021, gjegjësisht 53 për qind në krahasim me vitin 2020, ndërsa është në nivelin e njëjtë me shkurtin e vitit të kalur.

"Është regjistruar edhe rritje e inportit në shkurt. Kompanitë në ZZHTI kanë realizuar inport prej gati 270 milionë euro që është për 22 për qind më i lartë se në muajin e kalur. Krahasuar me shkurtin e vitit 2022 eksporti është më i ulët për 10 për qind, por është më i lartë për 11, gjegjësisht 12 për qind në krahasim me vitin 2021 dhe 2020. Vazhdon edhe trendi pozitiv i rritjes te eksporti neto i cili deri në shkurt është 23,5 për qind", thonë nga ZZHTI.

Numri i të punësuarve në zona në janar, siç theksojnë, përsëri shënon rritje dhe arriti nivelin prej 16.500 që është për 14 për qind më i lartë në krahasim me shkurtin e vitit 2022. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në kompanitë në zona janë hapur gati 190 vende të reja të punës.

ZZHTI e mbylli vitin e kaluar me 2.300 vende të reja të punës dhe eksportin më të lartë deri më tani prej 3,7 miliardë euro, me çka viti 2022 është viti më i suksesshëm që nga ekzistimi i zonave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR