• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vazhdon rënia e parapaguesve në telefoninë celulare

Vazhdon rënia e parapaguesve në telefoninë celulare

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare për tremujorin e parë të këtij viti arrin 1.928.611, nga të cilët 984.939 parapagues postpejd rezidencial, 249.194 postpejd afarist dhe 694.478 pripejd.

Krahasimi i të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike tregon se vazhdon rënia e numrit të parapaguesve në telefoninë celulare pasi në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u regjistruan 1.950.114, ndërsa në kuartalin e tretë të vitit të kaluar 2.074.021.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 47,90 për qind, Telekomi i Maqedonisë 46,76 për qind, Lajkamobajl 2,91 për qind, Telekabel 1,27 për qind, MTEL 1,05 për qind, Grin Mobile 0,10 për qind.

Numri i parapaguesve  për qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular (2G/3G/4G) në tremujorin e parë të këtij viti është 1.554.528, me pjesëmarrjen e A1 Maqedoni prej 54,49 për qind, e Telekomit të Maqedonisë 43,61 për qind, Telekabel 0,96 për qind, Lajkamobajë 0,68 për qind, Grin Mobile 0,12 për qind.

Grupi hungarez 4iG njoftoi se më 18 të këtij muaji ka filluar përgatitjet për hyrje në tregun e Maqedonisë së Veriut, me themelimin e filialit "ONE Macedonia Telecommunications". Regjistrimi i kompanisë ka përfunduar dhe me themelimin e kësaj kompanie, 4iG Group synon që sa më shpejt të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut, thonë nga kompania, e cila më 2 shtator të këtij viti ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Maqedonisë.

Sipas të dhënave të AKE-së, numri i përgjithshëm i linjave fikse (të gjitha teknologjitë) në tremujorin e parë të këtij viti është 448.450, ndërsa vëllimi i trafikut telefonik ka qenë 18.570.288 minuta. Telekomi i Maqedonisë ka pjesëmarrje prej 50,98 për qind, A1 Maqedoni 43,25 për qind, Telekabel 3,60 për qind, Neotel 1,71 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR